×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet buceta e shtatores fituese për legjendën e futbollit, Fadil Vokrri

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 13:19

    Me nderime të larta është zbuluar sot buceta e shtatores fituese e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.


    Ky model bucete, do të ngritet shtatore në nderë të jetës dhe veprës së ish- Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

    Ngritja e shtatores për Fadil Vokrrin, ishte ideuar fillimisht nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

    Të pranishëm në këtë ngjarje, sot në stadiumin ”Fadil Vokrri”, u panë Kryeministri Avdullah Hoti, Ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi, si dhe disa deputetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!