Manchester City është mposhtur nga Liverpooli 3-1 në Anfield, me Pep Guardiolan që nuk u nda i kënaqur me mënyrën e referimit
Pep Guardiola pretendon se iu kanë mohuar dy penallti në ndeshjen kundër Liverpoolit, por me të përfunduar ndeshja ai shkoi tek gjyqtarët të cilëve iu drejtua me shumë ironi, shkruan Reporteri.net
“Faleminderit shumë, faleminderit shumë!,” kështu i ka thënë Guardiola gjyqtarit kryesore, Michael Olivierit.
?| Pep Guardiola
“Thank you so much! Thank you so much.” pic.twitter.com/vju4HBmQgm
— 山本将弘 (@19960813masa) November 10, 2019
Ndërsa, pas ndeshjes kur u pyet nga gazetarët për çështjen e penalltive spanjolli u përgjigjë kështu.
“Pyetni gjyqtarët për rastet e penalltive. Mos më pyetni mua. Pyetne Mike Riely dhe njerëzit që qëndrojnë në dhomën e VAR-it.
Pep Guardiola? Peronista obvio https://t.co/8cnRUpOOAf
— Ramón (@Sacasonapas) November 10, 2019
“Ne treguam se pse jemi kampionë. Me mënyrën se si luajtëm në këtë stadium unë jam shumë krenar me lojtarët e mi,” përfundoi Guardiola.
Tani, Manchester City është në vendin e katërt me 25 pikë, 9 më pak se Liverpooli që është lider me 34 pikë. /Reporteri.net/