×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet formacioni më i mirë në botë bazuar në votimet e “Topit të Artë”

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 18:27

    Mbrëmë Lionel Messi fitoi Topin e Artë për të gjashtën herë në karrierë, duke u bërë dominues absolut i këtij trofeu.


    Ai la mbrapa mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil Van Dijk dhe yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

    Por si do të dukej formacioni më i mirë në botë në bazë të votave të Topit të Artë.

    Portier: Alisson Becker (Liverpool)

    Vetëm tre portier ishin të nominuar për Topin e Artë dhe Braziliani la mbrapa portierin e Tottenham, Hugo Lloris dhe atë të Barcelonës (Marc Andre Ter Stegen).

    Mbrojtës i djathtë: Trent Alexander Arnold (Liverpool)

    Ai aktualisht është padyshim më i miri në pozitën e tij dhe nuk kishte as konkurrencë në këtë pozitë. Ta mendosh se ai është vetëm 21 vjeç.

    Qendërmbrojtës: Virgil Van Dijk (Liverpool)

    Rivali kryesor i Messit për të fituar Topin e Artë dhe ishte mbi 10 vende përpara mbrojtësit tjetër në garën për Topin e Artë.

    Qendërmbrojtës: Matthijs de Ligt (Juventus)

    Ai është renditur i dyti në listë nga qendërmbrojtësit. Vetëm Van Dijk ishte para tij në listë. Ylli i Juventusit fitoi trofeun e dytë Kopa (lojtari i ri më i mirë) dhe i 15-ti në listën e përgjithshme.

    Mbrojtës i majtë: Kalidou Koulibaly (Napoli)

    Ne e dimë që Koulibaly nuk është një mbrojtës i majtë, por ne duhej të zgjidhnim qendërmbrojtësin me pikët e treta më të larta, pasi France Football nuk kishte në listë një mbrojtës të majtë.

    Mesfushor defanziv: Frenkie de Jong (Barcelona)

    Një fillim i mbarë te Barcelona pasi shkëlqeu me fanellën e Ajaxit. Ai u rendit i 11-ti në listën për Topin e Artë.

    Mesfushor: Kevin De Bruyne (Manchester City)

    Në këtë pozicion, belgu kishte konkurencë të madhe por doli më lartë se rivalët më të afërt si Hazard dhe Sterling.

    Mesfushor: Bernardo Silva

    Silva ka bërë një paraqitje shumë të mirë me Manchester Cityn dhe në renditjen e përgjithshme të Topit të Artë ishte në vendin e nëntë.

    Sulmues i djathtë: Lionel Messi (Barcelona)

    Messi ishte lojtari më i mirë edhe këtë vit, duke fituar Topin e Artë për të gjashtën herë në karrierë.

    Qendërsulmues: Cristiano Ronaldo (Juventus)

    Ronaldo ishte lojtari i tretë më i votuar në garën për Topin e Artë, vetëm mbrapa Ronaldos dhe Van Dijkut.

    Sulmues i majtë: Sadio Mane (Liverpool)

    Mane me siguri meritoi më shumë se vendin e katërt, por një hap më pak nga podiumi ishte akoma i mjaftueshëm për të siguruar vendin e tij në ekip përpara Mohamed Salah dhe Kylian Mbappe./indeks/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!