×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet identiteti i vajzës që magjepsi Mbappenë

    Reporteri
    23 Maj 2024 | 9:47

    “Bëj gati valixhet, së shpejti do të jetosh në Madrid”, shkruhet në një nga komentet në profilin e Instagramit të vajzës që magjepsi Kylian Mbappé, një nga lojtarët më të mirë aktualisht, transferimi i të cilit te Real Madrid është një nga më të rëndësishmit në historinë e futbollit.

    Pas më shumë se një viti spekulimesh dhe trazirash, Kylian Mbappé njoftoi se nuk do të luajë më për Paris Saint-Germain duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

    Sulmuesit francez  i skadon kontrata në fund të këtij sezoni dhe drejtuesit e klubit parizian do të vazhdojnë të jenë pa sulmuesin kryesor. Mbappe ka qenë i lidhur me Real Madridin për një kohë të gjatë dhe tani duket sikur ky është destinacioni i tij përfundimtar.

    Me ardhjen e ditëve të ngrohta, futbollistët vendosën të rrinë në Kanë, një qytet në rivierën franceze i njohur për festivalin prestigjioz të filmit.

    Në një moment pranë tavolinës së tyre u shfaq një vajzë duke valëvitur një flamur francez dhe video u bë virale, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Mbappé ishte dukshëm i befasuar. Siç ndodh shpesh në rrjetet sociale, interesimi për vajzën misterioze u përhap shumë shpejt dhe nuk vonoi shumë dhe identiteti i saj u zbulua. Bëhet fjalë për një vajzë të quajtur Lea, influencuese dhe modele. Në kohën kur fansat e saj e gjetën, ajo kishte 10,000 ndjekës dhe ndërkohë ky numër ka shkuar në më shumë se 110,000.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by λέα (@leatsa__)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!