Janë publikuar detaje nga kontrata që Real Madrid ishte gati t’i ofronte Robert Levandovskit kohë më përpara.
Kontrata daton në dhjetor të vitit 2013 dhe përfshin informacione si rroga e lojtarit, bonuset dhe kohëzgjatja e saj.
Kur kontrata po përgatitej nga drejtuesit e Real Madridit, Levandovski kishte arritur marrëveshje personale me Bajern Mynihun.
Kontrata u zbulua nga mediat polake dhe tregojnë se Levandovski do përfitonte një rrogë prej 9.6 milionë euro në sezon deri në vitin 2020.
Kontrata që ishte gati për sulmuesin polak përfshinte edhe bonuse që arrinin deri në 10 milionë euro.
Në kontratë kishte edhe disa gjëra të ndaluara për Levandovskin siç ishte drejtimi i motorrit, skitë, drejtimi i motorrit të ujit apo edhe ngjitja nëpër male.
Gjithsesi Levandovski nuk e nënshkroi kurrë këtë kontratë pasi preferoi një kalim tek skuadra e Bajern Mynihut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.