Sipas të gjitha gjasave, Kylian Mbappe do të jetë i Real Madridit nga sezoni i ardhshëm.
Sot është raportuar se Paris Saint-Germaini është dorëzuar dhe ka pranuar faktin se francezi do të largohet.
PSG-ja i kishte ofruar një kontratë të re Mbappes dhe po mbante shpresa për rinovim.
Sipas “Sky Sports”, klubi francez i kishte ofruar 23-vjeçarit pagë mujore prej 4,8 milionë eurove.
Gjithashtu thuhet se Paris Saint-Germaini i ofroi edhe shiritin e kapitenit dhe të gjitha të ardhurat nga marketingu, por që as këto nuk e binden ish-sulmuesit e Monacos për të rinovuar kontratën.
Kujtojmë se këto ditë është raportuar se Mbappe ka arritur edhe marrëveshje personale me Real Madridin.
Reprezentuesi i Francës në “Santiago Bernabeu” do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me PSG-në skadon këtë verë./express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.