×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet orari i ndeshjeve gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    Reporteri
    13 Shkurt 2023 | 18:19

    Nesër (e martë) zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale në kuadër të Kupës së Kosovës te femrat.

    Bashkimi pret Trepçën nga ora 17:00, kurse Prishtina është nikoqire e Penzës nga ora 19:00.

    Prizrenaset synojnë të mbrojnë trofeun e fituar vitin e kaluar, ndërsa mitrovicaset do të tentojnë befasi dhe të kualifikohen në finalen e madhe.

    Prishtina-Penza është përballje më e barabartë dhe më interesante, ku të dy skuadrat duan finalen dhe trofeun e çmuar në basketbollin e Kosovës, shkruan Express.

    Dy skuadrat fituese përballen mes veti në finale, të dielën në Rahovec në kuadër të Final 8-Kupa e Kosovës.

    Vitin e kaluar fitues i Kupës së Kosovës ishte shpallur Bashkimi në Final 8 e organizuar në Pejë.

    Orari

    E martë

    17:00 Bashkimi – Trepça

    19:00 Prishtina – Penza

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!