×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet paga e çmendur e Mourinhos te Tottenhami, paguhet dyfish më shumë se Pochettino

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 16:32

    Jose Mourinho sot në mëngjes është zyrtarizuar si trajner i Tottenhamit


    Tottenhami mbrëmë shkarkoi nga posti i trajnerit Mauricio Pochettinon, ndërsa sot në mëngjes konfirmoi ardhjen e Mourinhos në krye të skuadrës, shkruan Reporteri.net

    Sipas Daily Mail, tekniku portugez do të përfitojë 15 milionë euro në vit te Tottenhami.

    56 vjeçari ka kontratë valide me klubin londinez deri në fund të sezonit 2022/23.

    Mourinho do të paguhet dyfish më shumë se sa Pochettino, i cili fitonte 7.5 milionë euro në vit te Tottenhami.

    Ndryshe, vetëm Pep Guardiola paguhet më shumë se Mourinho në Premier Ligë. Tekniku spanjoll përfiton 20 milionë euro në vit te ‘Qytetarët’. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!