Barcelona është një prej skuadrave që ofron pagat më të mëdha për futbollistët e saj në botë.
Lojtarët si Lionel Messi apo Luis Suarezi marrin paga astronomike. Argjentinasi paguhet hiç më pak se 500 mijë euro në javë.
Megjithatë futbollistët e ekipit të dytë të Barcelonës, kanë dallim të jashtëzakonishëm në paga me yjet e klubit.
Ndonëse ka pak informacion në lidhje me këtë temë, Indeksonline ka arritur të zbulonte pagën e futbollistit shqiptar Labinot Kabashi që luan për Baracelona B.
Ai paguhet 1.020 euro në javë. Kabashi ka disa muaj që është jashtë fushave për shkak të lëndimit, por pritet të kthehet në fushë muajin e ardhshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.