×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet paga marramendëse e dy binjakëve që e ruajnë Ronaldon

    Reporteri
    08 Janar 2023 | 15:02

    Cristiano Ronaldo tashmë është futbollisti më i paguar në botë që pas kalimit të tij tek Al Nassr.

    Para pak muajsh, dy roje sigurie të portugezit, të cilët janë binjakë, u bënë të njohur për publikun.

    Ata kanë kohë që ruajnë nga afër futbollistin portugez.

    Ata nuk janë thjesht roje sigurie, por ish-ushtarë të forcave speciale, të trajnuar sipas disiplinës së rreptë, e cila nënkupton edhe marrjen e një vendimi në një afat kohor të shkurtër.

    Sipas informacioneve, paga e tyre mujore që marrin nga Cristiano Ronaldo është 800 mijë euro.

    Jorge dhe Sergio Ramalheiro kanë shërbyer dikur në Afganistan, por tani janë dy mbrojtësit e Ronaldos dhe lëvizin si hija e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!