Erling Haaland mund t’i bashkohet Manchester Cityt gjatë verës që vjen.
Dhe, mediat e huaja e kanë bërë të ditur rrogën që mund ta marrë sulmuesi norvegjez nëse i bashkohet kampionit anglez.
Sipas mediave britanike, futbollisti i Borussia Dortmundit do ta marrë një rrogë marramendëse prej 600 mijë eurosh në javë, shkruan “Gazeta Express”.
Kjo njëherësh do të mundë ta bëntë atë lojtarin më të paguar në Premierligë.
Pritet që ish-futbollisti i Salzburgut të vendos përfundimisht për të ardhmen e tij pas katër javësh.
Sulmuesi i rrezikshëm ka edhe oferta të tjera, mbi të gjitha nga Barcelona e Real Madridi, ndërsa atë e pëlqen edhe Paris Saint-Germaini.
Haaland është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.