Zbulohet se a do të zhvillohet ndeshja e UFC-së ndërmjet Khabib dhe Tony Ferguson

Koronavirusi i ka ftur fansat e UFC-së në panik të madhe, pasi kishte disa informacione se meçi Khabib – Ferguson do të anulohet.


Deuli do të zhvillohet me 18 prill të vitit 2020, dhe sipas Dana Whithe ky takim do të zhvillohet dhe nuk ka virus që mund ta ndalojë, shkruan Reporteri.net.

Pra, përmes një postimi në “Twitter”, shefi i UFC-së, njofton fansat e Khabibit dhe Fergusonit se ky meç do të ndodhë dhe se ende nuk ka një vendim se takimi do të shtyhet.

“Kjo luftë do të ndodhë. Do të vazhdojë. Tifozët janë të tronditur për këtë, mos u shqetësoni. Khabib vs Toni do të ndodhë”, thuhet në njoftimin e White.