×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet se sa bileta do t’i takojnë tifozëve ‘Dardan’ për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 11:58

    Nuk ka dyshime, ndeshja gjysmëfinale e Play-Offit në Ligën e Kombeve, ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Kosovës, do të luhet më 26 mars të vitit 2020, në Shkup.

    Sipas portalit sportiv maqedonas, “Sport”, Federata e Futbollit të Maqedonisë, ka vendosur që ndeshja të luhet në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup.

    Madje, drejtuesit e federatës maqedonase, kanë pasur kontakte të vazhdueshme me UEFA-në, rreth organizimit të kësaj ndeshjeje.

    Sa u përket biletave, UEFA ka vendosur të ndajë 8 për qind të biletave për tifozët mysafirë.

    Stadiumi në Shkup ka kapacitet prej 30 mijë ulëseve dhe me rregulloren e UEFA-së, 3 mijë bileta do t’u takojnë “Dardanëve”. Portali maqedonas Sport, shkruan se do të ketë regjim special për shitjen e biletave, që do t’u takojnë nikoqirëve.

    Ndeshja gjysmëfinale në Play-Offin e Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, do të luhet më 26 mars nga ora 20:45.

    Fituesi i këtij takimi, do të luajë ndaj Gjeorgjisë apo Bjellorusisë, në luftën për një biletë në Evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!