Mërgim Berisha pritet që të largohet nga Fenerbahce në afatin kalimtar të verës.
Sipas “Fanatik”, klubi nga Superliga e Turqisë tashmë e ka nxjerrë në shitje futbollistin me prejardhje nga Kosova.
Berisha, i cili përfaqëson Gjermaninë, mendohet se nuk ka bindur krerët e klubit të Fenerbahces.
24-vjeçari me klubin turk ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
Bazuar në “Transfermarkt”, ish-sulmuesi i Salzburgut në tregun e transferimeve vlerësohet me 7,50 milionë euro, transmeton express.
Për Mërgim Berishën raportohet se kanë shprehur interesim disa klube nga Franca e Gjermania, por që emrat e tyre nuk janë zbuluar ende.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.