Igli Tare ka transferuar edhe një futbollist shqiptar në Lazio.
Talenti shqiptar Anxhelo Ndrecka, është lojtari i gjashtë aktualisht në klubin kryeqytetas.
Mbrojtësi 17-vjeçar, i cili sezonin e shkuar debutoi me fanellën e Kievos në Serinë A, pritet të firmosë shumë shpejt me Lazion.
Pas lajmit të bërë publik në media italiane, për një akord mes klubit të kaltër dhe shqiptarit, ka qenë vetë Ndrecka, që nëpërmjet një postimi në “Instastory”, ka konfirmuar gjithçka, duke publikuar pamje nga zyrat e klubit të Lazios.
Në orët e ardhshme, talenti 17-vjeçar, pritet të nënshkruaj me klubin e ri, teksa me shumë gjasa do të jetë pjesë e ekipit Primavera të Lazios, sezonin e ri.
Ndrecka di t’i bashkohet kështu futbollistëve të tjerë shqiptarë te Lazio, si Strakosha, Kalaj, Berisha, Durmishi dhe Alia./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.