×
  • Sport
  • Sport

    Zeneli dhe Berisha titullarë për Reims kundër Metz

    Reporteri
    20 Shtator 2020 | 15:18

    Arbër Zeneli dhe Valon Berisha do ta shijojnë ndeshjen e parë si titullarë të përbashkët për Reims këtë sezon.


    Trajneri David Guion ka vendosur t’u besojë aftësive të dyshes së Kombëtares së Kosovës, Zeneli-Berisha, për takimit e sotëm në Ligue 1 kundër Metz në stadiumin Saint-Symphorien, raporton Gazeta Express.

    Zeneli dhe Berisha janë paraqitur në çdo takim të Reims në këtë fillim sezon, por kjo është hera e parë që ata luajë nga fillimi së bashku.

    Berisha është në formë të shkëlqyer pasi shënoi golin e fitores Reims kundër Servette në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës, në debutimin e tij si titullar për francezët.

    Për Zenelin ndërkohë, i cili mungoi tërë sezonin e kaluar për shkak se e kishte këputur ligamentin e gjurit, ky është takimi i dytë më radhë si titullar në katër ndeshjet e para në ligë këtë sezon.

    Në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, në barazimin kundër Monacos në ndeshjen hapëse dhe në humbjen kundër Lille, Zeneli luajti nga 30 minuta secilën herë.

    Takimi mes Metz dhe Reims do të luhet në orën 15:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!