×
  • Sport
  • Sport

    Zëra nga Barcelona: Messi me shumë gjasë do të largohet në verë

    Reporteri
    05 Janar 2021 | 23:37

    Kandidati për president të Barcelonës, Agusti Benedito ka thënë se Lionel Messi me shumë gjasë do të largohet në këtë verë.


    Ylli argjentinas në verën e vitit të kaluar dorëzoi letrën për largim, mirëpo në fund u bind nga familja e tij që të qëndronte në Camp Nou.

    Por, duke parë situatën aktuale që gjendet klubi, 33-vjeçari do të tentojë të largohet si lojtar i lirë në fund të edicionit.

    Benedito ka thënë se ata do ta kenë të vështirë të mbajnë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë duke parë si është situata aktuale te Barcelona.

    “Mbajtja e Messit do të ishte lajmi më i mirë për klubin, por unë nuk jam shumë optimist”, ka thënë sipërmarrësi spanjoll për ESPN .

    “Duke pasur parasysh situatën e klubit, unë mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme që ai të qëndrojë te Barca, me mirëkuptimin që ai e kupton dy vitet e ardhshme që kemi përpara do të jenë shumë të vështira”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!