Llapi sot (e hënë) ka konfirmuar se kanë ndarë rrugët me kapitenin Mentor Zhdrella.
Zhdrella që katër vite ishte pjesë e Llapit, me të cilët edicionin e kaluar arriti suksesin historik duke fituar Kupën e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë, përmes një postimi në Facebook, Zhdrella ka falënderuar klubin.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Sot mora një vendim që nuk ishte aspak i lehtë për mua. Po largohem nga Llapi pasi kalova 4 vite të mrekullueshëm. Jam krenar që ndihmova klubin të arrinte synimin historik për të fituar një trofe, Kupën e Kosovës. Fillimisht, dua t’i falënderojë tifozët që gjithmonë na kanë qëndruar afër, si në momentet e mira e deri te ato më të vështirat. Falënderoj presidentin Beqir Batatina gjithë trajnerët që kam punuar me ta, stafin, bashkëlojtarët. Ishte nder dhe emocion i madh për mua që si kapiten të ngrisja trofeun e parë dhe këtë moment nuk do ta harrojë kurrë. Unë po largohem por jam i lumtur që po e lë Llapin në duar të sigurta dhe me një të ardhme të ndritur”, shkroi ai.
Pritet të shihet cili do jetë destinacioni i radhës për njërin ndër lojtarët më të mirë në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.