×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Zhegrova befason të gjithë, paska dy djem e nuk e paskemi ditur

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 13:37

    Përfaqësuesja e Kosovës ka filluar sot stërvitjet për ndeshjen tepër të rëndësishme ndaj Republikës Çeke që e zhvillon më datën 7 shtator.


    Bernard Challandes do të duhet të mos llogarisë në shërbimet e futbollistëve kryesor si; Milot Rashica, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu e Benjamin Kololli, shkruan Reporteri.net

    Ai për këtë ndeshje ka ftuar të shumë kritikuarin Edon Zhegrovan, anipse ka zhvilluar shumë pak minuta me ekipin e tij Baselin.

    E pikërisht Zhegrova ka bërë objekt të talljes dy futbollistët e Përfaqësueses, portierin Aro Muric dhe anëtarin e ri Florent Muslija.

    Ai ka ngarkuar një fotografi në Instagram ku i ka lënë mbishkrimin: Me djalin tim të madh Aro Muric dhe me djalin tim të vogël Florent Muslija.

    Natyrisht që kjo është bërë në formë të shakasë dhe tregon atmosferën e mirë që po mbretëron brenda ekipit të Kosovës.

    Pas Çekisë, Kosovën e pret një test tejet i vështirë ndaj Anglisë më 10 shtator, ndeshje kjo që zhvillohet në stadiumin St. Marys të Southamptonit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!