×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova bën atë që di më së miri, driblon në mënyrë brilante kundërshtarët

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 17:12

    Edon Zhegrova u paraqit në fushë për 30 minuta në ndeshjen e Kupës së Zvicrës që Baseli e zhvilloi kundër Stade Lausanne-Ouchy dhe pati një paraqitje të mirë


    Baseli fitoi 2-1 në udhëtim te Stade Lausanne-Ouchy me yllin kosovar që u fut në lojë në këtë takim në minutën e 62-të.

    Zhegrova dhuroi një asist në golin e parë të Baselit, ndërsa gjatë një momenti dhuroi edhe pak spektakël.

    20 vjeçari trullosi dy futbollistët kundërshtarë me një lëvizje fantastike, të cilën mund ta shihni në videon e mëposhtme. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!