Lille i Edon Zhegrovës u përball dje me Paris Saint-Germainin në ndeshjen më drithëruese të kësaj jave në Ligue 1.
Parisienët fituan në fund me rezultat 4:3 duke përmbysur gjithçka në minutat e fundit falë golave të Kylian Mbappe e Lionel Messi, shkruan “Gazeta Express”.
Por, para lojës, në ngrohje e sipër, ylli kosovar ishte protagonist me disa veprime ekzibicionale, duke i zbavitur tifozët në “Parkun e Princave” me “magjinë e tij” para përballjes me Messin me shokë.
https://streamable.com/w5xglf
Fatkeqësisht, përfaqësuesit kosovar nuk iu dha mundësia të luante ndaj parisienëve, ndonëse kohëve të fundit po gëzon formë të mirë, shkruan “Gazeta Express”.
Futbollisti ofanziv i krahut i ka zhvilluar 13 ndeshje në kampionatin francez këtë edicion duke e realizuar një gol dhe ndërkohë i ka edhe tri asistime.
Në Kupën e Francës ai i ka tri lojë dhe një gol.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.