×
  • Sport
  • Sport

    Zhegrova fillon të lërë gjurmë te Lille, gol dhe asist në dy ndeshjet e fundit

    Reporteri
    17 Prill 2022 | 9:37

    Edon Zhegrova ka nisur ta tregojë veten te klubi i ri, Lille. Kampioni francez po çalon këtë edicion në ligë, megjithatë një yll i ri po lind aty.

    Bëhet fjalë për talentin kosovar, Edon Zhegrova i cili ka filluar të bëhet prej futbollistëve kryesorë në klub.

    Ai sonte zhvilloi ndeshjen e parë si startues, duke bërë asist fantastik në golin e vetëm të Lille në humbjen 1:2 ndaj Lens.

    Ndërkohë, paraprakisht në barazimin 1:1 ndaj Angers, Edon Zhegrova shënoi një gol spektakolar nga distanca.

    Këto dy paraqitje solide nga ai, u paraprinë nga dy paraqitje fenomenale që i pati me Kosovën në ndeshjet miqësore ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës, ku ishte prej lojtarëve më të dalluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!