Kosova mbrëmë luajti me Moldavinë dhe fitoi me rezultat 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Lirim Kastrati
Edon Zhegrova në këtë takim ishte startues dhe pati një paraqitje të mirë, me driblime të shumta, por nuk e gjeti rrugën e golit, shkruan Reporteri.net
Por, një gjë që nuk po ndryshon është mënyra se si po e trajtojnë atë bashkëlojtarët e tij. Zhegrova po vazhdon me egoizëm, ku në shumë raste nuk po pason topin te futbollsitët tjerë.
Në ndeshjen e mbrëmshme ishte Vedat Muriqi që reagoi shumë ashpër ndaj Zhegrovës, i cili gjatë një aksioni nuk ia pasoi topin.
Duhet përmendur që kjo nuk është hera e parë që futbollistët e Kosovës shfaqin mllefin në anëtarin e Baselit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.