Pritja në aeroportin “Adem Jashari”, ku disa vajza i prisnin me lule lojtarët e Kombëtares së Anglisë, ka ngjallur reagime të shumta, nga politikanë e deri te sportistë.
Së fundmi në një postim para se ta fshinte shpejt, ka reaguar edhe futbollisti Edon Zhegrova, shkruan Reporteri.net.
Ai ka postuar në profilin e tij në Instagram një fotografi të kampiones olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendit, duke e krahasuar pritjen e atëhershëm të Majlindës, me atë të futbollistëve anglezë.
“No comment. Majlind proud of you” shkruan Zhegrova.
Në fotografinë që Zhegrova shumë shpejt e fshiu, shihet xhudistja jonë në aeroportin e Prishtinës, pa pritje ceremoniale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.