Edon Zhegrova i ka treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme. Talenti kosovar i ka dribluar kundërshtarët në stil të Lionel Messit, në fitoren e Baselit ndaj Lausanne-Sport.
Edon Zhegrova është njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit shqiptar, shkruan Gazeta Express.
Aftësitë dhe shkathtësitë e tij të jashtëzakonshme, futbollisti kosovar i ka shfaqur edhe në miqësoren e fundit të cilën e zhvilloi Baseli ndaj FC Lausanne-Sport, të cilën e mposhti me rezultat 4:1.
Zhegrova u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe pasi e mori një top në krahun e majtë, i dribloi dhe i “trullosi” një nga një lojtarët kundërshtarë në stil të Lionel Messit.
Zhegrova edhe në të kaluarën është shquar për lëvizjet e tij magjike, duke i vënë në siklet kundërshtarët.
Ai synon të ketë më shumë minutazh në sezonin e ri me Baselin pasi në gjysmën e edicionit të fundit kryesisht përfundoi në bankinë.
Zhegrova konsiderohet si e ardhme e ndritshme e Përfaqësueses së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.