×
  • Sport
  • Sport

    Zhgënjehet përsëri De Biasi, vazhdon të mbetet i papunë

    Reporteri
    07 Shkurt 2020 | 11:28

    Gianni De Biasi mbetet sërish thatë.


    Ish-trajneri i kombëtares shqiptare ishte shumë pranë stolit të Iranit por në fund, përfaqësuesja e vendit aziatik ka zgjedhur si trajner të ri Dragan Skocic duke lënë sërish të papunë italianin me pasaportë shqiptare.

    De Biasi i cili që prej largimit të tij nga Shqipëria ka patur vetëm një eksperiencë të shkurtër te Alaves në Spanjë, fillimisht u përfol për të marrë drejtimin e Italisë, më pas emri i tij u përmend si trajner i Polonisë ndërsa tentativa për De Biasin bënë edhe Australia e Ekuadori.

    Tashmë sëfundmi ish-tekniku i kuqezinjëve ishte shumë pranë stolit të Iranit por si përfundim edhe përfaqësueja aziatike e la thatë duke zgjedhur një tjetër trajner dhe duke zhgënjyer për disatën herë Gianni De Biasin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!