×
  • Sport
  • Sport

    Zhgënjen Interi, mposhtet nga Sampdoria

    Reporteri
    06 Janar 2021 | 16:58

    Sampdoria e ka mposhtur Interin me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 16-të në Serie A


    Interi ka bërë një hap prapa në garën për titull duke humbur sot nga Sampdoria, shkruan Reporteri.net

    Golashënues për Sampdorian ishin dy ish-lojtarë të Interit, Antonio Candreva 23′ dhe Keita Balde 38′.

    Për Interin golin e vetëm e shënoi De Vrij në minutën e 65-të.

    Kjo humbje e mban Interin në vendin e dytë me 36 pikë, një më pak se Milani që është lider dhe ndeshjen e kësaj jave e luan në mbrëmje me Juventusin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!