×
  • Sport
  • Sport

    Zi e terr, krejt Twitteri tallet me Xhakën: Lojtar pa tru, kurrë s’do të mbushet mend

    Reporteri
    01 Shtator 2019 | 19:54

    Granit Xhaka është në qendër të vëmendjes pas derbit Arsenal-Tottenham që përfundoi 2-2


    Arsenali nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 me Tottenahmin, derisa Granit Xhaka pati një paraqitje katastrofale në këtë takim, shkruan Reporteri.

    Fillimisht ai shkatoi një penallti në Son, e cila mund të evitohej, sikur të ishte pak më i vëmendshëm.


    Ai gjatë tërë ndeshjes shkaktoi 7 ndërhyrje të palejuara, derisa tërë skuadra e Arsenalit shkaktoi vetëm 6. Mesfushori nga Prishtina u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 92-të.

    Në Twitter tifozët e Arsenalin janë duke e gozhduar me fjalë nga më të ndryshmet. Xhakën madje po e cilësojnë si futbollisti më pa tru në Premier Ligë.

    “Xhaka është futbollisti më pa tru në ligë. Çfarë lojtari katastrofal,” shkroi një tifoz.

    “Granit Xhaka është një futbollist absolutisht katastrofal,” shkroi një tjetër.

    “Ai është një lojtar me përvojë që nuk do bëhet kurrë me përvojën e duhur,” ka thënë Gary Neville. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!