×
  • Sport
  • Sport

    Zidane: Barcelona ka Messin, por ne kemi “armatën” tonë

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 17:42

    Barcelona dhe Real Madrid, nesër do të takohen mes veti për “El Clasicon”e parë të këtij gjysmë sezoni në La Liga.


    Zidane është i bindur se skuadra e tij do ta japin maksimumin në këtë ndeshje edhe pse Barcelona ka një Messi i cili është i papërsëritshëm, shkruan Reporteri.net.

    “Ne e dimë me kë po luajmë. Ne e dimë që Barcelona ka Messin, por kemi edhe ne armët tona. Ajo që ne duam të bëjmë është një lojë e mirë”, tha fillimisht Zidane.

    “Kush do ta markojë Messin? Në të kaluarën, përdorëm Mateo Kovacic, por nesër është diçka tjetër dhe ne do të shohim se çfarë do të bëjmë.

    ”Real Madridi luan më mirë në Camp Nou sesa Bernabeu? Nuk e di nëse është më mirë apo më keq, varet gjithmonë se si jeni në formë. Duhet të jesh shumë i mirë në të gjitha aspektet dhe në fund të fundit është njëjtë në të dy stadiumet, si këtu dhe në Bernabeu”, përfundoi ai.

    Kujtojmë se takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00, dhe do të luhet në stadiumin e Barcelonës në “Camp Nou”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!