Real Madridi u turpërua mbrëmë pasi nuk mundi të nxirrte më shumë se një barazim në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj skuadrës modeste, Club Brugge.
Skuadra spanjolle ishte në disavantazh të dy golave gjatë pjesës së parë, gola këto qesharake të pësuara nga portieri belg, Thibaut Courtois, shkruan Reporteri.net
E me të filluar pjesa e dytë, Zidane tregoi autoritetin e tij duke e zëvendësuar belgun me transferimin e ri, Alphonso Areola.
Por, ai arriti t’ia dëshmonte Zidanes se bëri zgjedhjen e karrierës, pasi bëri një pritje që mund ta thellonte rezultatin në 0-3 dhe gjërat më pas nuk do të shkonin aspak mirë për trajnerin francez.
Kjo ishte pritja që me plotë kuptimin e fjalës, e shpëtoi Zidanen nga shkarkimi i sigurt, pasi një humbje e tillë në shtëpi, do të ishte e pa përballueshme për temperamentin e Florentino Perez.
Ndryshe, pas këtij barazimi, Real Madridi ka bërë startin më të dobët në histori të Ligës së Kampionëve duke grumbulluar vetëm një pikë pas dy xhirove./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.