×
  • Sport
  • Sport

    Zidane pritet të largohet nga Real Madridi, Juve mbetet destinacion i mundshëm

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 7:17

    Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madridi, ndërsa Juventusi mbetet opsioni kryesor – raporton L’Equipe.


    Sipas gazetës franceze, trajneri i Los Blancos do të takohet me Florentino Perezin dhe në ditët në vijim do të bëhet njoftimi zyrtar rreth të ardhmes së tij.

    Presidenti i Realit nuk e ka planifikuar sezonin e ardhshëm me Zidane në krye të skuadrës, ashtu që pritet largimi i tij këtë verë.

    Mbretërit nuk kanë fituar asnjë trofe në këtë sezon dhe kjo ka ndodhur për herë të parë që nga sezoni 2009/2010.

    Në javën e kaluar, ZiZu kishte thënë se Los Merengues do të ishin më mirë pa të, duke nxitur spekulime se mund të largohet këtë verë.

    Në ndërkohë, Juventusi ka qenë i lidhur me shërbimet e strategut francez, i cili në vitin 2001 ishte larguar asokohe si lojtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!