×
  • Sport
  • Sport

    Zidane publikon listën e lojtarëve të ftuar kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    25 Nëntor 2019 | 17:02

    Vinicius sërish ka mbetur jashtë skuadrës së Realit për sfidën me PSG-në.

    Të martën mbrëma, Real Madridi do të presë në ‘Santiago Bernabeu’ Paris Saint Germain, e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League.

    Ashtu si në sfidën në La Liga kundër Real Sociedad, Vinicius Junior është lënë në shtëpi edhe për sfidën kundër PSG-së.

    Ai nuk është i dëmtuar, madje për dy javë është stërvitur në maksimumin e tij kur të gjithë ishin me Kombëtaret e tyre, por thjesht Zizu nuk po i beson.

    Jashtë janë lënë edhe Mariano, Diaz, Odriozola dhe Nacho, derisa Asensio vazhdon të jetë i dëmtuar.

    Futbollistët e ftuar nga Reali:

    Portierë: Courtois, Areola dhe Altube.

    Mbrojtës: Carvajal, Militão, Ramos, Varane, Marcelo dhe Mendy.

    Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde dhe Isco.

    Sulmues: Hazard, Benzema, Bale, Jović dhe Rodrygo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!