Performanca e Paul Pogbas mund të jetë vendimtare në mos/kualifikimin e Unitedit në gjysmëfinale. Ai poashtu mund të jetë sot vendimtar në vendimin e Real Madridit, nëse do të hyjnë me të gjitha forcat për transferimin e tij apo do të shikojnë dikund tjetër.
Nuk ka asnjë dilemë tashmë se Pogba dëshiron transferimin në Real Madrid. Ai kishte filluar ta mësoj gjuhën spanjolle disa sezone më parë me shokun e Kombëtares së Francës, Antoine Griezmann, shkruan Reporteri.net
Poashtu, nuk ka asnjë dyshim se Pogba tani ka dikënd në Real Madrid që e dëshiron transferimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’. Zinedine Zidane nuk e ka fshehur admirimin e tij për francezin duke folur publikisht për të.
Zidane sot do ta shikoj nga afër ndeshjen Barcelona – Manchester United, për të japur vendimin final nëse do të përpjeken për transferimin e tij në ‘Bernabeu’.
Një gjë është e sigurtë, në Real Madrid do të ketë revolucion këtë verë, duke parë që skuadra ka performuar dobët këtë sezon./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.