×
  • Sport
  • Sport

    Zidane acarohet me gazetarin: Puna juaj është e turpshme

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 10:18

    Zinedine Zidane i është përgjigjur me mllef pyetjes së një gazetari për mënyrën sesi ai u largua nga posti i trajnerit të Real Madridit pas përfundimit të sezonit të fundit.


    I bezdisur nga pyetja e gazetarit Sergio Quirante nga gazeta Gol, Zidane shkoi aq larg saqë e quajti të turpshme punën e gazetarit, transmeton Gazeta Express.

    “Si jeni, trajner? Si po shkon gjithçka? A u largove nga Real Madridi në mënyrë të keqe, në bazë të letrës (që shkrove)?” e pyeti Zidanin Quirante.

    Zidane iu përgjigj: “A prapë po ma bëni pyetjen e njëjtë budallaqe si më parë?”

    “Jo, thjesht pyeta shkaku i letrës”, ia ktheu Quirante.

    “Po, për këtë arsye. A do të ma bësh të njëjtën pyetje? Puna juaj është e turpshme”, i reagoi Zidane.

    “Nuk do t’ju bëj më pyetje. Unë thjesht doja…” shtoi gazetari.

    Francezi e ndërpreu dhe i tha: “Unë ju njoh juve dhe ju më njihni mua. Por ju… eja këtu. Mos xhironi. Eja këtu, eja këtu fol me mua.”

    Quirante i kërkoi kameramanit të vet të mos xhirojë më: “Richi, mos xhironi më”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!