Ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko ka bërë një postim së fundmi në Twitter ku ka treguar se është rrezikuar seriozisht jeta e tij dhe e familjes. Kjo pasi jahtin ku ai po qëndronte për pushime në Spanjë e kaploi flaka.
Ukrainasi ishte ndalur për peshkim me familjen rreth orës 3:00 të mëngjesit të dielën, kur kishte filluar zjarri.
“Ishim në mes të detit, në zonën e Majorkës, kur na shpëtuan zjarrëfikësit. Anija kishte marrë flakë dhe ne po përpiqeshim që të shpëtonim, duke qëndruar jashtë anijes. Për fat jemi të gjithë mirë”, shkroi Klitschko.
Kujtojmë se Tyson Fury ishte boksieri që e mposhti 43-vjeçarin në meçin për titujt e botës katër vite më parë.
Klitschko u pensionua nga sporti i boksit në vitin 2017 pas një karriere të bujshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.