×
  • Sport
  • Sport

    Zlatan Ibrahimovic regjistron asistin më të vjetër në Serie A, lë pas legjendën e Romës, Totti

    Reporteri
    25 Prill 2022 | 14:29

    Skuadra e AC Milan ka arritur mbrëmë një fitore të vonshme, por shumë të rëndësishme për të mbetur pjesë e garës për titullin e Serie A-së, shkruan Reporteri.net. 

    Milan është përballur me Lazion, ndaj të cilët triumfoi me rezultat përfundimtar 1-2.

    Ndeshja ishte luajtur në Stadio Olimpico, Romë, derisa për golin e vonë dhe të fitores për Milan e shënoi Sandro Tonali në minutën e 92-të.

    Ndërkaq, veç golit të Tonalit, i cili ishte mjaft i rëndësishëm për të mbajtur Milanin të gjallë në kampionat, asisti i Zlatan Ibrahimovic ishte me shumë peshë.

    Jo vetëm për faktin se nga asisti i tij përfitoi Tonali, për t’i sjellur një fitore madhështore kuqezinjve, por edhe për atë se ky u regjistrua si asisti më i vjetër në Serie A.

    Kësisoji, ylli suedez ka kaluar edhe legjendën e Romës, Francesco Tottin, i cili ishte 40 vjeç, 4 muaj si dhe 23 ditë, kur kishte dhuruar asist për Radja Nainggolan, në fitoren e thellë të Romës ndaj Torinos, me rezultat përfundimtar 4-1.

    Vlen të theksohet se Ibrahimovic aktualisht është 40 vjeç, 6 muaj dhe 21 ditë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!