Sulmuesi i Milanit Zlatan Ibrahimoviç dyshohet se vuri në dyshim punën e CEO Ivan Gazidis, i cili arriti në Milano për të njoftuar synimet e klubit për të ulur pagat
Milano ka pranuar njëkohësisht kërkesën e bërë nga lojtarët pesë ditë më parë, që do të thotë se ata marrin 50 përqind të pagës së tyre për muajin Prill dhe pjesa tjetër e muajve do të paguhen plotësisht.
“Pse keni qëndruar larg për kaq kohë dhe jeni paraqitur 48 orë para gjysmëfinales?” Zlatan e pyeti, sipas Il Corriere dello Sport. Ai po i referohej ndeshjes së madhe në Coppa Italia kundër Juventus të premten.
Gazeta shkruan se Gazidis atëherë shpjegoi sesi pronari amerikan planifikon rilindjen e Milanos dhe konfirmoi soliditetin e fondit Elliott, veçanërisht në një periudhë të krizës globale të shkaktuar nga pandemia.
“Nuk është Milani që ka qenë, ka shumë pasiguri,” shtoi Ibra./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.