×
  • Sport
  • Sport

    Zmbrapset Milani – Donnarumma ka pranuar ofertë të majme nga një gjigant evropian

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 15:48

    Milani është gati t’i ofrojë Gigio Donnarummas një marrëveshje të re me vlerë tetë milionë euro në sezon, por lojtari italian thuhet se ka marrë një ofertë prej 12 milionë euro nga një klub tjetër.


    La Gazzetta dello Sport raporton se situata e ndërlikuar mes Rossonerëve dhe portierit të ri vazhdojnë.

    Gazeta më parë raportoi se Donnarumma ishte duke pritur për konfirmimin e një vendi në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, përpara se të nënshkruante një marrëveshje të re me Milanin.

    Djajtë i kanë ofruar tetë milionë euro në sezon dhe besojnë se ata kanë bërë çmos për të bindur atë që të rinojë marrëveshjen.

    Por, raportimi pretendon se agjenti Mino Raiola ka marrë një propozim për një lëvizje diku tjetër me vlerë 12 milionë euro në sezon.

    La Gazzetta dello Sport pretendon se të sinjalet çojnë te Paris Saint-Germain, i cili mund të kërkojë të zëvendësojë Keylor Navasin dhe të investojë në një portier të ri, por të dëshmuar

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!