Atletico Madridi ka barazuar 2-2 me Juventusin në Wanda Metropolitana
Ndeshje tejet interesante u zhvillua në Madrid ku Juve dhe Atletico ndanë pikët në ndeshjen e vlefshme për Grupin B në Ligën e Kampionëve, shkruan Reporteri.net.
‘Zonja e Vjetër’ kishte epërsinë e dy golave, por në fund lëshuan fitoren nga duart.
Cuadrado 48′ dhe Matudi 64′ shënuan për Juven, ndërsa Atletico iu kundërpërgjigjë italianëve me anë të Savic 70′ dhe Herrera 90′.
Pas këtij barazimi dy skuadrat kanë nga një pikë dhe zënë pozitat dy dhe tre në Grupin B, ndërsa Lokomotiva e Moskës është në vendin e parë me tre pikë pas fitores 2-1 ndaj Leverkusenit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.