×
  • Sport
  • Sport

    Zoran Zaev bashkë me dy ministrat shqiptarë në Bukuresht për të bërë tifo për kombëtaren e Maqedonisë së Veriut

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 17:06

    Kryeministri Zoran Zaev, Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi u nisën për në Bukuresht këtë pasdite ku do të shikojnë performancën e parë të ekipit tonë kombëtar të futbollit në Kampionatin Evropian të Futbollit nga tribunat e arenës kombëtare në kryeqyteti rumun.

    “Ne po vijmë të mbështesim ekipin kombëtar të Maqedonisë. “Së bashku ne jemi më të fortë, vetëm të bashkuar mund të kemi sukses. Djema përpara, i gjithë vendi po brohorit për ju!” shkroi Zaev në Facebook ku postoi një foto nga aeroporti para nisjes.

    Maqedonia e Veriut shpreson që debutimin në Kampionatin Evropian ta fillojë me fitore, derisa aty kemi edhe disa lojtarë shqiptarë, e që nga fillimi janë, Ademi, Musliu, Alioski dhe Bardhi.

    Kujtojmë se nga ora 18:00 Maqedonia e Veriut luan ndaj Austrisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!