Kombëtarja e Kosovës do të përballet sot me atë të Zvicrës nga ora 18:00 në kuadër të miqësoreve të muajit mars, përcjell Reporteri.net.
Medimumi zviceran “Blic” ka bërë të ditur sot për një formacion të mundshëm të Kombëtares zvicerane.
E, sipas Blick, nga minuta e parë tek ekipi i Murat Yakin do të luajnë të tre futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.
Megjithëse mbetet ende në pikëpyetje nëse Andi Zeqiri do të jetë startues, por kjo nuk do të jetë e vlefshme për Xhakën dhe Shaiqirit.
Mediat kohë më parë kishin raportuar se Zeqiri kohë më parë kishte pranuar të luaj për Kombëtaren e Kosovës, por që sipas mediave në Kosovë ai kishte ndëruarr fjalët.
Siç dihet, Zeqiri i kishte thënë njëherë “Po” Kosovës, por më pas i kishte ndërruar fjalët dhe i ishte bashkuar ekipit “Helvetik”.
Formacioni i mundshëm i Zvicrës: Kobel; Lotomba, Elvedi, Comert, Rodriguez; Sow, Xhaka; Okafor, Shaqiri, Zeqiri; Gavranovic.
Ndërkaq, për Kosovën ende nuk ka ndonjë risi sa i përket formacionit titullar, por ditën e djeshme përzgjedhësi i Kosovës, Girensse kishte thënë se nuk kanë menduar ende për formacionin, sipas tij të gjithë janë të gatshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.