Kombëtarja e Kosovës do të përballet sot me Zvicrën, në kuadër të miqësoreve që po zhvillohen gjatë muajit mars, transmeton Reporteri.net.
Ndeshja “vëllazërore”, do të fillojë në ora 18:00, në stadiumin Letzigrund Stadion” në Cyrih.
Alain Giresse edhe në këtë përballje pritet të rreshtohet në skemën 4-2-3-1 (nga ndeshja e kaluar me Burkina Fason), duke bërë disa ndryshime në formacion nga ndeshja e kaluar me Burkina Fason.
Në portë pritet të jetë Arijanet Muric, derisa para tij mund të vendosen, Florent Hadërgjonaj, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Mërgim Vojvoda.
Si mesfushor defanzivë mund të caktohen dyshja Ibrahim Dresevic dhe Toni Domgjoni.
Treshja para sulmit pritet të caktohen emrat si, Valon Berisha në mes, ndërsa nga krahët – Milot Rashica dhe Edon Zhegrova.
Vedat Muriqi mund të jetë i vetëm në qendër të sulmit, por i mbështetur gjithmonë nga treshja mbrapa tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.