×
  • Sport
  • Sport

    Zvicra barazon rezultatin me Serbinë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2022 | 20:48

    Zvicra e ka barazuar rezultatin me Serbinë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ishte Embolo, ai që shënoi minutën e 43’të, duke e kthyer rezultatin në 2:2. Me këtë rezultat, përfundoi edhe pjesa e parë e ndeshjes.

    Golin e parë e ka shënuar Xherdan Shaqiri, në minutën e 19’të. Më pas, rezultatin e barazoi Serbia, përmes golit që shënoi Mitrovic, në minutën e 26’ë.

    Serbia kaloi në epërsi përmes golit që shënoi Vlahovic në minutën e 35’ë. Rezultatin në fund e barazoi Emboli, i cili shënoi për Zvicrën në minutën e 44’të.

    Një fitore ose barazim eventual, me kusht që Kameruni nuk e mposht Brazilin do të mjaftonte për Zvicrën për t’u kualifikuar në mesin e 16 kombëtareve më të mira në botë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!