Federata e Futbollit të Zvicrës ka konfirmuar stadiumin ku do të zhvillohet dueli kualifikues për Kampionatin Botërorë me Kosovën.
Ndeshja do të luhet më 5 shtator 2025 në St. Jakob-Park në Basel, një nga stadiumet më të mëdha dhe moderne në Zvicër, me kapacitet mbi 38,000 ulëse.
Ky stadium është shpesh shtëpia e ndeshjeve të rëndësishme të kombëtares zvicerane dhe pritet të mbushet plot për këtë duel emocionues ndaj Kosovës, siç ishte edhe dy vite më parë.
Përballja pritet me interes të madh, për shkak të lidhjeve të ngushta kulturore dhe sportive mes dy vendeve dhe prania e shumë lojtarëve me origjinë shqiptare në radhët e Zvicrës.
Biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje më 31 korrik 2025, ka njoftuar Federata Zvicerane, duke u bërë thirrje tifozëve që të sigurojnë vendet e tyre sa më herët.
Pritet një interes i madh nga komuniteti shqiptar në Zvicër dhe më gjerë, me shumë tifozë që pritet të udhëtojnë nga Kosova dhe vendet fqinje.
Kjo ndeshje do të jetë e katërta mes dy shteteve, pasi tre më parë janë zhvilluar dy në Zvicër dhe një në Kosovë.
Interesant është fakti se në të gjitha duelet Zvicër – Kosovë deri më tani janë mbyllur pa fitues. Ndeshja e parë ishte miqësore dhe përfundoi 1-1 në Zurich, derisa në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro ndeshjet përfunduan baras 2-2 në Kosovë dhe 1-1 në Basel./telegrafi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.