×
  • Sport
  • Sport

    Zvicra largon 4 lojtarë nga lista për Euro 2024, ndër ta edhe 2 shqiptarë

    Reporteri
    05 Qershor 2024 | 11:57

    Kombëtarja e Zvicrës pas fitores së mbrëmshme në miqësore ndaj Estonisë e ka shkurtuar listën për Euro-n 2024.

    Nga lista e Murat Yakinit janë larguar katër lojtarë, ndër ta edhe dy shqiptarë: Uran Bislimin dhe Albian Hajdarin.

    Përveç dyshes shqiptare, nga lista e Yakinit janë larguar edhe: Kevin Mbabu dhe Filip Ugriniqi.

    Megjithatë, trajneri i “Helvetikëve” i ka paralajmëruar lojtarët që ta mbajnë formën e tyre me stërvitje individuale pasi nuk i dihet deri të premten, ku do ta shpalosë listën zyrtare për Euro-n 2024.

    Kujtojmë se te Zvicra momentalisht janë edhe katër lojtarë të tjerë shqiptarë, përfshirë: Andi Zeqirin, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe Ardon Jasharin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!