×
  • Sport
  • Sport

    Zvicra po fiton 6 me 1, të gjitha golat i dhanë kosovarët

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 15:36

    Kombëtarja e Zvicrës deri në moshën 19 vjeçare po triumfon bindshëm pas 25 minutash lojë ndaj Gjibraltarit në kuadër të Kualifikimeve për EURO2020 në këtë grupmoshë.


    6-1 është rezultati aktual i kësaj ndeshjeje, dhe të pesë golat janë shënuar nga futbollistët me origjinë nga Kosova.

    Orges Bunjaku ishte i pari që shënoi në minutën e dhjetë e më pas edhe në minutën 24. Më pas, Lorent Tolaj ia doli të realizonte 4 herë tjera në minutat 19 dhe 22, 33 dhe 36, shkruan Periskopi.

    Ndërkaq, në minutën e 33 arriti sërish Tolaj që të tundte rrjetën e kundërshtarëve pas asistimit të Bunjakut.

    Bunjaku është pjesë e ekipit të Baselit ndërsa Tolaj luan te Brighton and Hove Albion që bën pjesë në Premier Ligë. Sidoqoftë, ai aktualisht është pjesë e kategorive të reja të këtij ekipi të madh anglez.

    Të dy talentet nga Kosova shihen si talentë të mëdhenj të futbollit zviceran.

    Ndërkohë, tashmë ka shënuar edhe Gjibraltari një gol nga pika e bardhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!