×
  • Sport
  • Sport

    Zvonimir Boban fillon vizitën e tij në Kosovës, takohet me ministrin Hajrulla Çeku

    Reporteri
    05 Tetor 2022 | 10:53

    Legjenda kroate, një herësh shef i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban ka filluar vizitën e tij në Kosovë.

    Boban ka arritur sot (e mërkurë) në mëngjes në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë edhe tashmë ka filluar vizitat.

    Shefi i futbollit të UEFA-s ka ardhur në vendin tonë me ftesë të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, disa ditë pas ardhjes së kryetarit të UEFA-s, Gianni Infantino.

    Boban së bashku me Ademit kanë filluar këtë mëngjes takimet dhe tashmë janë pritur nga ministri i sportit, Hajrulla Çeku.

    Më vonë, Boban do ta vizitoj kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ndërsa nga ora 15:00 do të mbajë konferencë për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!