×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Alain Giresse është trajner i ri i Kosovës

    Reporteri
    23 Shkurt 2022 | 13:11

    Federata e Futbollit të Kosovës e ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

    Në një konferencë për shtyp, Alain Giresse është prezantuar në krye të skuadrës tonë.

    Giresse, në karrierën e tij ka drejtuar ekipe të ndryshme në nivel kombëtar.

    Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegali dhe së fundi edhe Tunisia janë ekipet kombëtare në të cilat ai ka ndërtuar karrierë dhe ka fituar përvojë.

    Giresse po ashtu kishte drejtuar edhe dy ndër ekipet më të njohura franceze si PSG, Toulouse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!