×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Caktohet data e revanshit për meçin Wilder – Fury

    Reporteri
    07 Korrik 2019 | 14:43

    Boksieri britanik, Tyson Fury, ka konfirmuar përfundimisht revanshin për titullin e kampionit WBC.


    Fury ka zbuluar se revanshi me boksierin amerikan, Deontay Wilder, do të zhvillohet më 22 shkurt.

    Britaniku do të vihet përballë Wilder për herë të dytë për ta kontestuar titullin e WBC, pasi në duelin e parë u ndanë baras.

    “Revanshi me Wilder është konfirmuar. 22 shkurt është data për të cilën është nënshkruar” ka thënë Fury.

    Dueli i fundit i Tyson Fury ishte kundër Tom Schwarz, duel të cilin e fitoi pa asnjë problem.

    Edhe Wilder arriti të fitonte në duelin e fundit, duke nokautuar Breazeale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!