×
  • Sport
  • Sport

    ZYRTARE: Cristiano Ronaldo nënshkruan me Al-Nassr

    Reporteri
    30 Dhjetor 2022 | 22:24

    Tashmë edhe zyrtarisht, Cristiano Ronaldo është futbollist i Al-Nassr.

    Lajmi është bërë i ditur sonte nga klubi nga Arabia Saudite, përmes një njoftimi në rrjetin social “Twitter”.

    “Sportisti më i madh në botë nënshkruan zyrtarisht për Al-Nassr”, thuhet në njoftimin e klubit.

    Ronaldo ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

    37-vjeçari besohet se do të paguhet me 200 milionë euro brenda një sezoni.

    Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” te klubi Al-Nassr kalon si lojtar i lirë, pasi Manchester United së fundmi kishte shkëputur kontratën me të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!